Mauricio Poçetino është një ndër emrat që përflitet për të marrë drejtimin e Juventusit. Argjentinasi sipas gjasave do të lërë Totenhemin në fund të këtij sezoni dhe shumë ekipe janë vënë në radhë për të.
Një prej ekipeve është edhe Juventusi, që pritet të largojë Masimiliano Alegrin nga stoli. Në lidhje me afrimin e mundshëm të Poçetinos në Torino, ka folur edhe Andrea Pirlo. Ish-mesfushori i bardhezinjve ka folur për “Sky Sport”, ku është shprehur se Poçetino ka një identitet për Juven.
“Ka një identitet për Juventusin. Ai drejton prej shumë kohësh në Premier Ligë. Nuk është modern vetëm në ndërtimin e lojës, por në gjithçka. Vjen nga futbolli spanjoll, ku ka drejtuar edhe Espanjolin dhe ka një sërë eksperiencash.”