Vogëlushja e imiton me gol, Salah: Tifozë, kthejeni Madridin në Anfield!

Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Pierr-Emerik Obamejang e mbyllën sezonin me nga 22 gola të shënuar dhe çmimin e golashënuesit më të mirë e marrin të tre lojtarët.

Historike në fakt, pasi është hera e parë që shpallen tre golashënues afrikanë në Premier Ligë. Në ndeshjen e djeshme kundër Ulvërhemptonit, Salah, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar, provoi emocione të forta në fund të ndeshjes.

Vajza e tij u fut në fushë dhe shënoi gol përpara kopit të kuq. Sapo topi i vogëlushes pushoi në rrjetë, tifozët shpërthyen në brohorima.

Është një ndjesi e ëmbël, por sezoni nuk ka mbaruar. Falënderoj shokët, stafin teknik dhe tifozët. Këtyre të fundit iu them: na e ktheni Madridin në Anfield”, thekson Salah, duke ju bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë dhe të zjarrtë në finalen e Champions Ligës kundër Totenhemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online