Kërkesat e shumta, Evertoni merr vendimin për të ardhmen e Riçarlison

Verën e vitit të kaluar, Evertoni shpenzoi plot 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e brazilianit Riçarlison, të cilin e mori nga Uatfordi. 21-vjeçari e nisi në mënyrë perfekte sezonin, ndërsa në ndeshjet e fundit nuk është shfaqur shumë në formë.

Gjithsesi, kërkesat për të nuk kanë munguar, me shumë klube të mëdha, të cilat kërkojnë të kenë shërbimet e tij. Interesit të klubeve të tjera, duket se Evertoni më në fund ka vendosur t’u japë një përgjigje përfundimtare.

Sipas mediave angleze, drejtues të klubit nga Merseyside, kanë bërë me dije, se braziliani nuk do të lëvizë nga Evertoni, të paktën dhe për sezonin e ardhshëm. Interes për Riçarlison kanë shfaqur klube si Napoli, Milan apo dhe Mançester Junajtid e Totenhem në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online