Kategoria e Dytë: 12 ndeshje në fundjavë, dy janë finale

Java e 22-të e Kategorisë së Dytë do të luhet të shtunën dhe të dielën, në datat 20 dhe 21 prill. Të gjitha takimet zhvillohen prej orës 16:00. Të shtunën do të luhen tre ndeshje në Grupin A dhe dy ndeshje në Grupin B, ndërsa ditën e diel pjesa tjetër.

Në Grupin A, ditën e shtunë Kukësi B përballet në Pezë-Helmës me Internacional Tiranën, ndërsa Sopoti pret Spartaku. Në “Skënder Halili” Tirana B ka në program ndeshjen me Klosin, kurse ditën e diel kryendeshja për kreun është Partizani B-Luzi 2008. Tërbuni kryesues pret Gramshin, ndërsa Vllaznia B Adën e Velipojës.

Në Grupin B, Naftëtari-Delvina dhe Tepelena-Gramozi janë dy sfidat që do të luhen ditën e shtunë. Një ditë më ndeshja më tërheqëse luhet mes Maliqit e Shkumbinit kryesues. Devolli pret në fushën e tij Albpetrolin, skuadër që kërkon ngjitje në renditje. Dy ndeshjet e tjera, Këlcyra-Skrapari dhe Butrinti-Memaliaj, u japin mundësinë skuadrave vendase të ngjiten në renditje. Përmeti do të jetë pushim, pasi duhej të ndeshej me Termin e tërhequr nga gara.

AGRON KAJA

Grupi A | Java 22
E shtunë, më 20 prill, ora 16:00
Kukësi B-Internacional
Sopoti-Spartaku
Tirana B-Klosi
E diel, 21 prill 2019
Vllaznia B-Ada
Tërbuni-Gramshi
Partizani B-Luzi 2008

Grupi B | Java 22
E shtunë, më 20 prill, ora 16:00
Naftëtari-Delvina
Tepelena-Gramozi
E diel, më 21 prill, ora 16:00
Maliqi-Shkumbini
Këlcyra-Skrapari
Devolli-Albpetroli
Butrinti-Memaliaj
Përmeti pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online