Transferimi i Sala, asnjë qindarkë dhe tani Nanta rrezikon dënimin

Emiliano Sala nuk jeton më, por për të ka “luftë” mes klubit të Kardifit dhe Nantës. Sulmuesi, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti ajror, u ble nga uellsianët për rreth 15 milionë sterlina. Që në fillim klubi që garon në Premier League e bëri të qartë se kërkonte kohë për dalë me një qëndrim në lidhje me pagesën që duhet të bënte.

Përfundimisht ata e kanë ndarë vëmendjen dhe nuk kanë ndërmend të paguajnë. Kjo sepse sipas tyre Nanta ka shkelur rregullat e FIFA-s dhe kontrata që ata kishin nënshkruar konsiderohet e pavlefshme për shkak se nuk ishte regjistruar nga liga.

Në artikullin e publikuar nga The Telegraph, thuhet se Nanta nuk kishte bërë me dije se përgjegjës për transferimin e Sala ishte menaxheri Mark MëkKei. Kjo bie në kundërshtim me nenin 3 të Statutit të Lojtarit dhe Transferimeve, që thotë se “klubi duhet të informojë në lidhje me emrin e ndërmjetësit dhe komisionit të tij”. Kështu, Nanta rrezikon edhe të dënohet nga FIFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online