Spaleti: U “fikëm”, nuk mund t’i lësh kësaj Atalante kaq hapësira!

Luçiano Spaleti e kishte paralajmëruar para ndeshjes se Atalanta është një kundërshtar i fortë, që të “merr shpirtin” në fushën e vet. Në fakt, kështu ndodhi.

Djemtë e Gasperinit shkatërruan Interin me rezultatin 4-1, me Berat Gjimshitin që shënoi një prej golave të ekipit vendas, duke i dhënë fund ecurisë pozitive të zikaltërve prej shtatë fitoresh rresht në kampionat.

Trajneri i Interit ka folur pas humbjes së thellë, duke pranuar humbjen dhe dominimin e kundërshtarit. Pjesa e dytë u duk sikur e futi Interin në lojë, por zikaltrit u “fikën” përsëri dhe Atalanta u tregua e pamëshirshme.

Nuk arrijmë të jemi të përqendruar për periudha të gjata. Iu lejojmë situata të rëndësishme kundërshtarëve. Sot kishim përballë një Atalantë agresive dhe ‘të keqe’ dhe e paguam këtë fakt. E morëm veten në fillimin e pjesës së dytë dhe ndeshja mund të fitohej nga të dy ekipet, por më pas patëm një tjetër rënie. Kur dilnin nga mbrojtja, ata gjenin shumë hapësira. Edhe mbrojtësit e krahut të Atalantës kishin një fushë të lirë dhe ne nuk po arrinim t’i mbyllnim mirë ‘dyert’. Kartoni i kuq i Brozoviç? Nuk e pashë mirë faullin. Është e qartë se në atë moment ke pak reagim emocional, por nuk dukej një faull kaq i rëndë”, përfundon trajneri i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online