Karvahal e thotë hapur: Nuk e lë futbollin pa luajtur në Angli

0

Dani Karvahal është rikthyer prej vitesh në një lojtar stabël në formacionin e Real Madrid, që është dhe klubi ku spanjolli u formua që në moshën 10-vjeçare. Në një intervistë për medien peruane “Libero”, Karvahal tha se në të ardhmen do të dëshironte një aventurë  jashtë Spanjës, në kampionatin anglez.

“Do dëshiroja që të luaja në Premier League. Është një eksperienca që dua ta provoj dhe s’kam ndërmend të heq dorë nga futbolli pa e provuar atë”, tha mbrojtësi i Realit.

Kontrata e 26-vjeçarit me Realin mbaron mbas katër sezonesh, kështu që fansat e Realit nuk kanë arsye se përse të shqetësohen për të ardhmen e mbrojtësit, që siç duket vitet e fundit të karrierës preferon t’i kalojë jashtë vendlindjes.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.