Runi del në mbrojtje të Murinjos: Po e bëjnë “kokë turku”

Uejn Runi dhe aventura e tij amerikane sa vjen dhe po bëhet më e bukur. Anglezi duket se ka gjetur vetveten, teksa në tre ndeshjet e fundit ka shënuar plot pesë herë. DC Junajtid e sheh veten vetëm një hap larg zonës “play-off”, ku diferenca me rivalin më të afërt është shkurtuar në vetëm një pikë, por ekipi i Runit ka dhe dy ndeshje për të rikuperuar.

Ish-kapiteni i kombëtares angleze shpenzoi plot 13 sezone si një lojtar i Mançester Junajtid dhe rezultatet e fundit të ekipit nga “Old Traford” e kanë shqetësuar jo pak. Runi është rikthyer të flas për ish-ekipin e tij, ku për shumë kohë ishte një idhull për tifozët. Anglezi ka dalë në mbrojtje të trajnerit Murinjo, teksa nuk e sheh si fajtorin e vetëm për ecurinë e Junajtid.

“Trajneri ka një rol shumë të rëndësishëm dhe mund të ndryshojë shumë gjëra, por në fushë janë lojtarët ata që duhet të japin më të mirën. Mendoj se është faji i të gjithëve, pak nga të gjithë janë fajtorë, por Murinjo vihet menjëherë në shënjestër si gjithmonë. Është një nisje e vështirë, por ata duhet të ringrihen dhe të përmirësohen. E njëjta gjë ka ndodhur në kohën kur unë isha pjesë e Junajtid dhe trajner ishte Van Gal. Personalisht mendoj se trajneri në atë kohë na përgatiste për ndeshjet në mënyrë brilante, por ne në fushë nuk prodhonim lojë të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online