Karius i kthehet gazetarëve, ironizon në rrjetet sociale ndaj tyre

Loris Karius u largua këtë verë nga Liverpul në drejtim të Beshiktash, pas performancës së dobët të shfaqur në finalen e Champions në sezonin e kaluar. Gjithsesi, portieri gjerman duket se nuk ka gjetur paqe as në Turqi, pasi gafat sa vijnë e shtohen, ku më e fundit ishte në Europa Ligë.

Lidhur me paraqitjet e portierit, mediat turke por edhe angleze, kanë raportuar ditët e fundit se Karius mund të largohet që në janar nga Beshiktash, pasi po e humbet pak e nga pak besimin e dhënë nga drejtuesit turq. Lidhur me lajmet e gazetave, 25-vjeçari ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka ironizuar me ato se çfarë thonë mediat.

“Kafja e para, budallallëqet e mediave të dytat”, shkruante në postimin e tij ish-portieri i Liverpul, ku shfaqet duke konsumuar kafe. Një përgjigje e menjëhershme e gjermanit, por në fushë po vazhdon të mbetet i njëjti. Do të kemi përmirësim nga ana e tij apo jo, kjo mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online