Krasniqi: Tani më e vështira, të mos kënaqemi me pak

Blerim Krasniqi u rikthye titullar në ndeshjen që Skënderbeu fitoi me Partizanin. Kavajasi, edhe pse nuk shënoi, bëri një paraqitje të mirë dhe e tërhoqi ekipin e tij përpara. Në lidhje me triumfin kundër të kuqve, ai është shprehur: “Kënaqësi të mundësh rivalin direkt. Bëmë gjënë e duhur, por nuk duhet të kënaqemi me pak. Ishte e vështirë, pasi ishte me një rival direkt”.

Ndryshime të shumta pësuan korçarët në verë, ndërkohë që Krasniqi shikon grupin si forcën kryesore të Skënderbeut. “Besoj se grupi ka vlera, edhe pse ka pasur largime të rëndësishme. Të gjithë kanë vlera, pasi janë pjesë e Skënderbeut dhe jo në ndonjë skuadër tjetër”, shtoi Krasniqi në “RTSH Sport”.

Tani Skënderbeu është i pati dhe sulmuesi e ka të qartë se për ta mbajtur vendin e parë nuk është e lehtë. I pyetur edhe për ndeshjen me Kastriotin, ai kërkon që të mos nënvlerësohet kundërshtari.  “Më e vështirë është ta mbash, se sa ta marrësh vendin e parë. Nuk ka ndeshje të lehta. Të gjithë dinë të luajnë futboll, ndaj nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip”, u shpreh në mbyllje sulmuesi kavajas i Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online