VIDEO | Goli i shtatë i Bakajt, fantazisti nuk e harron “vesin”

Elis Bakaj, edhe pse është rikthyer në pozicionin e vjetër si fantazist, vijon të shënojë gola. Sot ka realizuar të shtatin në kampionat me fanellën e Shaktar Soligorsk dhe ka qenë ai i qetësisë për ekipin e tij, që fitoi 2-1 kundër ekipit të vendit të dytë.

Rybak ishte ai që zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, kurse Bakaj ter minuta nga nisja e pjesës së dytë arriti që të dyfishonte shifrat. Në fund Vitebsk shënoi një gol sa për statistika. Një minutë më parë, në të 88-ën, Bakaj ishte zëvendësuar.

Tanimë Shaktar Soligorski, me këtë ditore, ka marrë vendin e dytë në klasifikim. Pas 26 javësh kampionat kanë grumbulluar plot 54 pikë, një më shumë se Vitebski me të cilin u përballën sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online