Karabak studion Partizanin, Bardhi shqetëson Franko Lerdën

Partizani nesër niset drejt Shqipërisë, ndërkohë që nën urdhrat e trajnerit Franko Lerda është vënë edhe mesfushori Rron Broja. Të kuqtë gjatë qëndrimit në Slloveni kanë zhvilluar dy ndeshje miqësore, me Sarajevon dhe NS Mura.

Dy humbje të pësuara dhe Supersport raporton se përfaqësues të klubit të Karabakut e kanë vëzhguar nga afër ekipin kryeqytetas. Paraqitja e bërë nuk ka qenë e mirë, ndërkohë që shqetësojnë shtatë golat e pësuar në dy ndeshje.

JURGEN BARDHI – Djaloshi nga Fushë-Kruja ka pasur probleme me rrëzat gjatë fazës përgatitore, çka e ka penalizuar të përgatitet. Sulmuesi ende nuk është gati për lojë dhe po punon i diferencuar dhe sikurse kuptohet shanset që të jetë gati ndaj Karabakut janë të vogla.

Trajneri Franko Lerda po i bën llogaritë pa Bardhin dhe në dy miqësoret e zhvilluara ka pozicionuar në sulm Emanuel Mensah. Ganezi, edhe vjet ka luajtur si “9”-sh dhe ish-trajneri Gega e kishte vlerësuar me nota pozitive paraqitjen e tij në atë pozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online