Milani pret PSG-në, ja çfarë duhet për Xhixho Donarumën

0

Akordi me UEFA-n nuk e nxit Milanin për të shitur, por kuqezinjtë po presin PSG-në. Francezët duan Xhixho Donarumën dhe kanë ofruar 30 milionë euro dhe kartonin e Areolës për të.

Ofertë që nuk kënaq aspak Milanin. Portieri francez ka një rrogë më të lartë se 20-vjeçari dhe kjo lëvizje do të ishte e kotë. “Djalli” kërkon 50 milionë euro për kartonin e Donarumës dhe asnjë cent më pak.

Duke llogaritur edhe rrogën e lartë prej 6 milionë eurosh të portierit të talentuar, atëherë po që kuqezinjtë do të kursenin. Porta do i besohet për momentin veteranit Pepe Reina dhe 19-vjeçarit Alesandro Plizari.

Tani pritet hapi i radhës nga Leonardo, i cili i ka të qartë kushtet dhe kërkesat e Milanit për të lënë të lirë Xhixho Donarumën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.