Ansi Agolli, ashtu si lojtarët e tjerë të kombëtares shqiptare, ka falënderuar publikisht trajnerin Xhani De Biazi, sapo ka mësuar lajmin për largimin e italianit nga stoli i kombëtares.
Faleminderit Mister!
Në 6 vitet tuaja në drejtimin e kombëtares, na mësuat shumë, na treguat qe forca e grupit mund të sjellë rezultate të pamenduara, e na bëtë të besojmë më shumë tek vetvetja. Bashkë arritëm të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar, e emri juaj aty qëndron me shkronja kapitale.
Po e lini skuadrën në një nivel më të lartë seç e gjetët para 6 vjetësh, me pretendime për rezultate më të mira e për lojë me të bukur.
Për të gjitha këto, jam i bindur që shqiptarët do t’ju mirëpresin gjithmonë. Fundja, edhe ju jeni një prej nesh tashmë.
Mirupafshim ne rrethana të tjera, e uroj kurrë si kundërshtarë!