Virxhil Van Dajk nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpuli. Sipas mediave britanike, mbrojtësi holandez i ka kërkuar drejtuesve të klubit një takim, në mënyrë që të rinovojnë kontratën. Edhe pse ka edhe 4 vite kontratë, Van Dajk kërkon të ketë një kontratë të re, me rrogë të përmirësuar dhe me afat të zgjatur.
Gjiganti holandez shihet si kapiteni i ardhshëm i të kuqve dhe vetë ai nuk e ka mohuar se te Liverpuli ka gjetur “shtëpinë” dhe se nuk e mendon largimin. Van Dajk është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, pasi i kushtoi të kuqve plot 75 milionë sterlina në janar të 2018-ës.
Roberto Firmino, Xhordan Henderson, Sadio Mane, Endi Robertson dhe Trent Aleksander-Arnold kanë nënshkruar kontrata të reja me të kuqtë dhe me shumë gjasa, Van Dajk dhe Salah do të jenë dy futbollistët e radhës që do të rinovojnë.