Kapelo: Ronaldo i jashtëzakonshëm, por Mesi ka lindur… gjeni!

Rivaliteti mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit është padyshim një ndër gjërat më të bukura që ka përjetuar historia e futbollit. Diskutimet se kush është më i miri janë të pafundme, ku së fundmi këtij debati nuk i ka shpëtuar as Fabio Kapelo.

Një ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit, duket se e ka të qartë se kush është më i miri. Sipas Kapelos, Ronaldo është i jashtëzakonshëm, por Lionel Mesi është një gjeni. Njësoj si Pele dhe Maradona, “pleshti” ka lindur një gjeni sipas legjendës italiane.

“Ronaldo është një futbollist i jashtëzakonshëm, por Mesi është një gjeni. Futbolli ka 3 gjeni: Pele, Maradona dhe Mesi. Ronaldo është shumë i fortë, pasi me të mund të fitosh gjithçka, por Mesi është gjeni dhe kjo është diçka tjetër.

U përballa me Mesin kur ai ishte 16 vjeç dhe isha i mrekulluar. Bëri të njëjtat gjëra që bën sot, por 20 vite më parë, sepse ai ka lindur i tillë. Një gjeni. Ai shpik gjëra që të tjerët nuk i shohin. Ronaldo e bëri veten e tij një kampion, por jo gjeni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online