Kambiaso: Nëse ai gjest ndodhte në Argjentinë do të plaste lufta!

Polemikat për gjestin e Bakajoko dhe Kesi nuk kanë të mbaruar. Në fundin e ndeshjes futbollisti i Lacios, Françesko Açerbi i dhuroi bluzën e tij francezit në shenjë paqeje për konfliktin në rrjetet sociale.

Bakajoko dhe Kesi e morën bluzën e italiant dhe e valëtën para tifozëve të tyre si një trofe, duke treguar një papjekuri të theksuar. Një moment që nuk i është vënë shumë rëndësi më parë është veprimi i mbrojtësit milanist Musakio, i cili sapo e vuri re atë që po ndoshte shkoi dhe ja rrëmbeu nga duart uniformën.

Për këtë ka folur ish-futbollisti i Interit dhe kombëtares argjentinase, Esteban Kambiaso. Ai e ngre lart veprimin e mbrojtësit duke thënë se u tregua i zgjuar. Shtoi se nëse kjo do të ndodhte në vendi e tij do të plaste lufta.

“Nëse kjo gjë ndodhte në Argjentinë, do ishte diçka shumë e rëndë dhe do plaste lufta. Për këtë arsye, Musakio u tregua i zgjuar që shkoi dhe ua hoqi fanellat nga duart”, tha Kambiaso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online