Ka një problem për Lukakun, Interi gati të surprizojë Junajtid

Interi kërkon me çdo kusht Romeo Lukakun. Të njëjtën gjë dëshiron edhe sulmuesi belg, i cili po pret me padurim largimin nga Mançester Junajtid dhe transferimin në Serie A. Dje u hodh shorti i sezonit të ri të Premier Ligës dhe Lukaku nuk ishte pjesë e gjashtë emrave që zgjodhën “Djajtë e Kuq” për publikimin e ndeshjeve të sezonit të ri në instagram.

Pas ndeshjes me kombëtaren, 26-vjeçari dha sinjale të qarta. Ai u shpreh me superlativa për Antonio Konten, të cilin e cilësoi si trajnerin më të mirë në botë. Ky i fundit e kërkoi me ngulm gjatë kohës që ishte trajner i Çelsit dhe tani po bën të njëjtën gjë tek Interi.

Auzilio, drejtori sportiv i zikaltërve, është takuar gjatë mbrëmjes së kaluar me agjentin e Lukakut, Federiko Pastorelo. Lojtari është i gatshëm të sakrifikojë paksa nga rroga e tij dhe akordi është pranë, por ka vetëm një problem.

Junajtid kërkon 70 milionë sterlina për kartonin e bomberit. Klubi anglez nuk bën ulje, ndërsa Interi ka vetëm një shans: përfshirjen e ndonjë lojtari për të ulur shumën. Kërkesa e Junajtid është e papërballueshme për arkat zikaltër.

Klubi italian pritet të përfshijë njërin prej Perishiç apo Ikardit në tratativë, me qëllim lehtësimin e transferimit të Lukakut në kampionatin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online