Kalimi i Sane te Bajerni? Siti ka një kërkesë “monstruoze”!

 

Kryefjala e spekulimeve të merkatos në ditët e fundit ka qenë Leroi Sane. Gjermani pëflitet për një kalim te Bajerni i Mynihut, pasi ai nuk ndihet i lumtur te “Citizens”, sidomos pas sezonit të fundit, ku nuk ka qenë shumë protagonist.

Për këtë arsye, mediat e kanë quajtur thuajse të kryer kalimin te Bajerni, por ditën e sotme “Mirror” raporton se drejtuesit e Sitit janë të tërbuar me lojtarin e tyre. Sipas prestigjiozes angleze, drejtuesit nga Mançesteri kanë bërë me dije se në rast se nuk do të ketë rinovim, do të kërkohen të paktën 100 milionë sterlina për Sanen.

23-vjeçari u ble dy vite më parë nga Shalke për diçka më shumë se 50 milionë euro, ndërsa tashmë, kërkohet më shumë se dyfishi i vlerës. Bajerni me sa duket nuk do ta ketë aspak të lehtë nëse kërkon të ketë seriozisht shërbimet e Sanes për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online