Kaka në Serie C, Galiani zbulon çmendurinë

Adriano Galiani dhe Silvio Berluskoni i janë rikthyer botës së futbollit. Në shtator të vitit të kaluar  “Fininvest”, kompania e njohur në pronësi të Berluskonit mori pronësinë e klubit të Monzës.

Ekipi që militon në Serie C ishte ndër më aktivët në merkaton e janarit. Nën udhëheqjen e një legjende si Adriano Galiani  u kryen 30 operacione transferimesh, 16 hyrje dhe 14 dalje.

Në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, 74-vjeçari ndau disa nga detajet e transferimeve, ku zbuloi se kishte tentuar të sillte te Monza dy ish-futbollistë të famshëm të Milanit si Alberto Xhilardino dhe Rikardo Kaka.

KAKA – “Bisedova me Kakanë për të ardhur te Monza, por ai më tha se nuk donte të largohej nga Sao Paolo ku jeton me fëmijët e tij”.

XHILARDINO  – “Me të bisedova më gjatë, por në fund ai vendosi të ndahej me futbollin e luajtur për të ndjekur një trajektore të re”.

BISEDA ME ANÇELOTIN – “Para pak javës fola me drejtorin sportiv të Napolit Xhuntoli për një lojtar në pronësi të tyre. Gjatë bisedës ai ja kaloi celularin Ançelotit. Bëra shaka duke i thënë: Dikur diskutonim për transferimet e Bekam dhe Ibrahimoviç, tani po flasim për lojtarë të Serie C”, përfundoi Galiani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *