“Ka një sherif të ri në qytet”, Interi godet zyrtarisht

Marrëveshja ishte mbyllur prej kohësh dhe vetëm pritej 1 korriku, kur edhe mbrojtësit i përfundonte kontrata me Atletikon e Madridit. Diego Godin është zyrtarisht pjesë e Interit dhe klubi zikaltër ka dalë sot me një njoftim në rrjetet sociale.

“Ka një sherif të ri në qytet”, shkruan Interi në Twitter, duke ngacmuar kështu edhe “kushërinjtë” e Milanit. Godin këmbënguli t’i bashkohej Interit, edhe pse pati oferta të shumta gjatë kësaj periudhe. Atletiko e Madridit gjithashtu i ofroi rinovimin, por uruguaiani donte një eksperiencë të re.

Pas plot 9 vitesh ai lë kryeqytetin spanjoll dhe tani bëhet gati të nisë një aventurë në Serie A me Interin e Antonio Kontes. Te Atletiko Godin ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në arritjen e shumë sukseseve në Spanjë dhe në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online