Ka çmim të kripur, PSG dorëzohet për yllin e Lacios

Mesfushori serb i Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç, ka qenë një temë e përsëritur gjatë vitit të kaluar. 24-vjeçari ishte i lidhur ngushtë me kalim te Juventusi dhe Mançester Junajtid verën e kaluar dhe në muajin janar. Tani, gjigantët e PSG-së duket se janë në pole position për firmën e tij.

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ka reputacionin për të qenë një biznesmen i zgjuar dhe duket se ky i fundit nuk ka ndërmend të ulë çmimin e mesfushorit, që është vendosur 100 milionë euro. Milinkoviç-Saviç nënshkroi një kontratë afatgjatë me Lacion në shtator, duke e mbajtur atë në kryeqytet deri në vitin 2023.

Ndërkohë, PSG ka disa probleme financiare të FFP-së dhe skuadra franceze nuk mendohet se do e paguajë shumën e kërkuar nga presidenca e Lacios për mesfushorin serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *