Çështja kryesore që diskutohet te Juventusi është padyshim ajo e trajnerit të ri, por gjithsesi kjo nuk do të thotë që drejtuesit nuk po mendojnë për merkaton.
Pikërisht ditën e sotme “Calciomercato.com” raporton se drejtuesit e bardhezinjve kanë nisur bisedimet me Bajernin e Mynihut për të bërë një goditje të bujshme në mbrojtje. Bëhet fjalë për Zherom Boateng, i cili prej kohësh nuk ka marrëdhënie të mira me bavarezët.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojnë torinezët, të cilët e shohin si një afrim mjaft cilësor 30-vjeçarin. Gjermani do të ishte dakord me një kalim te kampionët e Italisë, tashmë mbetet vetëm të merret “OK” edhe nga klubi i Bajernit që gjithçka të finalizohet.