Juventusi nxiton nga “presioni” i Çelsit, gati rinovimi për mbrojtësin  

Te Juventusi duket se i kanë bërë dhe një herë llogaritë dhe e kanë parë të arsyeshme që t’i ofrojnë një kontratë të re Daniele Ruganit. Sipas asaj që shkuan “Goal.com”, mbrojtësi do të nënshkruajë një kontratë të re, që do e mbajë të lidhur 24-vjeçarin deri në vitin 2-23.

Siç dihet, gjatë gjithë verës Rugani ishte një objektiv i Çelsit, por Sarri nuk mundi që ta afronte te “Blutë” e Londrës lojtarin të cilin e njihte mjaft mirë, për shkak se kishte punuar me të në periudhën 2013-2015, te skuadra e Empolit.

Bardhezinjtë janë gati që t’i dyfishojnë rrogën, pasi po shohin se Kelini, Bonuçi dhe Barzali janë në një moshë të madhe dhe shumë shpejt mund ta mbyllin me futbollin e luajtur, kjo gjë duket se e ka bindur Ruganin që të pranojë propozimin e Juventusit dhe t’i mbyllë derën Çelsit, por edhe Barcelonës, që kishte rritur interesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online