Juventusi e monitoron prej kohësh dhe është gati të bëjë lëvizjen finale. Bardhezinjtë kërkojnë një mesfushor dhe objektivi i tyre luan me Romën.
Niko Zaniolo mbylli një sezon shumë të mirë në aspektin personal me verdhekuqtë dhe klube të mëdha italiane e europiane kërkojnë shërbimet e tij.
Roma nuk dëshiron të humbasë shërbimet e 19-vjeçarit dhe synon të rinovojë me të deri në vitin 2024. Megjithatë, kërkesat e agjentit të mesfushorit janë të larta në krahasim me çfarë ofron klubi kryeqytetas.
Fabio Paratiçi është gati të shfrytëzojë situatën dhe ka gati 50 milionë euro për lojtarin. Për të paguar më pak dhe duke llogaritur faktin që Xheko është drejt largimit, drejtori sportiv i Juventusit ka një propozim tundues për Romën: para plus kartonin e Gonzalo Higuain për Zaniolon.
Roma po mendohet, ndërsa Juventusi po punon paralelisht për të arritur akordin me agjentin e lojtarit të talentuar.