Juventusi i pandalshëm, gjen akordin me mesfushorin!

0

Juventusi duket se nuk ka limite këtë merkato dhe goditja e radhës është drejt finalizimit. Aron Ramsej është veshur prej kohësh bardhezi, ndërkohë që edhe De Ligt është drejt asaj rruge.

Përveç këtyre dy emrave, edhe Adrien Rabio pritet të firmosë me “Zonjën e Vjetër” në ditët në vijim. Marrëveshja mes palëve është gjetur dhe tashmë duket gjithçka e kryer.

Mediat italiane raportojnë se Rabio do të përfitojë në Torino një pagë prej 7 milionë eurosh plus bonuset. Tjetër goditje e madhe e Juventusit, duke ditur që francezi vjen me parametra zero në Torino.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.