Hegjemonia e Juventusit duket se do të vazhdojë edhe sezonin e ri. Transferimi “bombë” i CR7 në Torino duket se ka vrarë ende pa filluar garën për titullin e “Scudetto-s”, por një protagonist i së shkuarës në Serie A si Zhoze Murinjo në një intervistë për “Teleradiostereo”, beson se ka ende shpresë për Napolin, Interin, Milanin dhe Romën.
“Në futboll gjithçka mund të ndryshojë për çështje ditës. Nëse Interi, Roma, Milani dhe Napoli nuk dorëzohen para kohe, atëherë do të shohim një kampionat me cilësor të mbushur me emocione dhe rrjedhimisht do të ketë më shumë interes për të ndjekur Serie A-në. Por, nëse ndodh e kundërta Juventusi do ta ketë akoma dhe më të lehtë për të thelluar diferencat me të tjerët. Një futbollist si Kristiano, i cili është një industri më vete do të rrisë ndjeshëm vëmendjen ndaj kampionatit italian”.
Tekniku portugez nuk harroi të përmendte dhe ish skuadrën e tij, Interin. Murinjo tha se do të dëshironte të kthehej në Itali për të luajtur një ndeshje përballë klubit zikaltër në fazën e grupeve të Champions-it të këtij viti.