Bakaj feston me gol në ‘shtëpinë’ e Maradonës dhe Milevskit

0

Elis Bakaj të enjten e shkuar gjeti golin e parë sezonal me Shahter Soligorsk, duke shënuar në fitoren 3-1 në Uells për Europa League, kundër Connah’s Quay, dhe mund të thuhet pa frikë se është zhbllokuar.

Sulmuesi, sepse tashmë Bakaj po luan mjaft i avancuar, shënoi edhe sot, në fitoren e rëndësishme që skuadra e tij arriti në Brest. Goli i parë në kampionat për shqiptarin, që ka qenë një pikë kyçe e Shahterit deri tani.

Ishte një ndeshje mjaft delikate kundër Dinamo Brestit, në një stadium të mbushur, ndaj një rivali në formë dhe që gjithashtu lufton për majat e renditjes.

Në tribunë ishte për herë të parë edhe presidenti i ri i klubit, Diego Maradona, edhe pse ka firmosur prej 2 muajsh, ndërsa në fushë ishte ukrainasi i njohur Artem Milevski.

Pas 4 fitoresh rresht, Dinamo Brest e nisi mbarë, duke shënuar në minutën e 25-të, por 7 minuta më vonë erdhi barazimi dhe në minutën e 65-të Bakaj nga pika e bardhë heshti stadiumin. Në minutën e 73-të Bakaj u zëvendësua dhe në minutën e 85-të me një kundërsulm të shpejtë Shahteri vulosi fitoren 3-1, që vjen ngjitjen në kuotën e 32 pikëve në 36 ndeshje, 2 pikë larg vendit të dytë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.