Juventusi nuk është dorëzuar ende për Pol Pogba. Mesfushori pritet të qëndrojë te Junajtid sezonin e ardhshëm. Merkato në Angli mbyllet me datë 8 gusht dhe drejtuesit e “djajve” nuk kanë shumë kohë për të gjetur një zëvendësues të denjë.
Gjithsesi, bardhezinjtë nga Torino kanë ofruar tre lojtarë për shërbimet e mesfushorit francez: Paulo Dibala, Blez Matuidi dhe Mario Manxhukiç! Një ofertë tunduese për “djajtë e kuq” të Solskjaer, ndërsa drejt ishullit kanë udhëtuar dyshja Paratiçi-Nedved.
Drejtuesit e “Zonjës së vjetër” kanë qenë në shoqërinë e agjentit Mino Raiola dhe kanë takuar Pogba. Qëllimi është gjetja e një akordi me lojtarin dhe pritja e përgjigjes pozitive nga Mançester Junajtid.