Juventus bën goditjen e madhe, “Pirlo” i ri pranë bardhezinjve

0

Një nga talentet më premtues të futbollit italian, i cili krahasohet dhe me Andrea Pirlon është pikërisht Sandro Tonali. Për italianin së fundmi ka pasur shumë spekulime për destinacionin e tij të ardhshëm, ku klubet më të përfolura kanë qenë Milan, Juventus apo Napoli.

Siç thuhet së fundmi nga “Tuttosport”, duket se për talentin e mesfushës, Juventus është ekipi që duket shumë pranë. Bardhezinjtë me sa duket duan që ta mbyllin sa më shpejt, për të shmangur konkurrencën e rivalëve, teksa dhe Çelsi ka pasur një interesim për 18-vjeçarin.

Sandro Tonali aktivizohet për Breshian në Serinë B, por kjo gjë nuk e ka penguar që të bëhet pjesë e kombëtares italiane, me të cilën debutoi pak kohë më parë, në miqësoren e luajtur ndaj SHBA-së.


Presidenti i ekipit të Breshias, Masimo Çelino thuhet të ketë pasur një takim me drejtuesit bardhezinj dhe marrëveshja është gati e kryer. Breshia e vlerëson Tonalin, të paktën 25 milionë euro.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.