Bonuçi “driblon” Interin: Rivali ynë është vetëm Napoli!

Juventusi mori një fitore me mjaft vlera mbrëmjen e kaluar, teksa triumfoi ndaj Interit 1-0, me një gol të shënuar nga Mario Manxhukiç. Me fitoren e arritur bardhezinjtë e lënë Interin plot 14 pikë prapa, duke i shuar çdo shpresë të mundshme për titullin zikaltërve.

Për sfidën e luajtur një natë më parë, si dhe për situatën aktuale te Juventus, ka folur mbrojtësi, Leonardo Bonuçi. 31-vjeçari ka thënë se shikon vetëm Napolin, si rivalin kryesor të “zonjës së vjetër” në garën për titull, duke mos e përfshirë ekipin e Interit.

“E dinim se Interi ka lojtarë më aftësi individuale të shkëlqyera, të cilët dhe si grup mund të të shkaktojnë probleme. Ishte një ndeshje e vështirë, ku na u desh të rrezikonim për të shënuar dhe gjithashtu patëm fat në disa raste. Juve vërtetoi dhe një herë tjetër se është i uritur për të fituar”.

“Lamë shumë hapësira, duke bërë disa gabime, që mund të na kishin kushtuar, por u mblodhëm dhe në pjesën e dytë bëmë një paraqitje të mirë mendoj. I dhamë një goditje të rëndë shpresave të Interit për titull, por mendoj se Napoli është i vetmi ekip që mund të na shkaktojë probleme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online