Juve pa Ronaldon, mundësia e Dibalas dhe Manxhukiçit

Juventus është një nga skuadrat më tumira në Europë për momentin, pasi ka 8 fitore radhazi mes kampionati dhe Championsit. Bardhezinjtë kanë pa diskutim objektiv titullin kampion në Seria A, por mbi të gjitha duna triumfin e munguar në Champions.

“Zonja e Vjetër” i është afruar disa herë suksesit në Ligën e Kampioneve por në fund është dorëzuar. Këtë edicion besimi është më i madh, pasi pjesë e skuadrës është Krisitiano Ronaldo. Në tre vitet e fundit portugezi ka udhëhequr realin tek trofe të Championsit.

Gjithsesi, aventura e 33-vjeçarit në Champions me Juven nuk nisi siç duhet, pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Valencias. Në këtë mënyrë sulmuesi është i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Do të jetë hera e parë për këtë edicion që Ronaldo do të jetë jashtë fushës së blertë dhe mundësia më e mirë është e Dibalas dhe Manxhukiçit për të treguar vlerat e tyre.

Dyshja e edicionit të shkuar ka pasur më pak hapësirë, kjo për shkak të Ronlado, por ndaj Jang Bojsit është moment që të jenë sërish përkrah njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online