Lot dhe mall, Alison rrëfen emocionet e largimit nga Roma

0

Portieri i Romës Alison jetoi vetëm dy vite në Romë, por aq mjaftoi që ai dhe gruaja e tij të krijonin një lidhje të fortë me qytetin dhe klubin verdhekuq. Largimi nga kryeqyteti  Italisë nuk është përjetuar mirë nga braziliani, i cili në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport” rrëfeu dhimbjet që përjetoi nga transferimi në Angli.

“Largimi nga Roma ishte shumë i  vështirë. Unë dhe gruaja ime nuk i mbajtëm dot lotët. Gjithsesi, të jem i sinqertë ishte vendimi i duhur. Bëra një zgjedhje për të mirën e karrierës sime, shkova në një ekip më të mirë dhe Roma përfitoi një shumë të madhe nga transferta ime”.

“Mendja më çoi në Liverpul, por përbrenda isha i hidhëruar. Kalova dy vite shumë speciale në Romë. Më pëlqente shumë të bëja shëtitja nëpër qytet dhe të shikoja shatërvanin “Trevi” dhe vendin tim të preferuar në Romë, Koloseun”, përfundoi Alison.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.