Juve mendon për prapavijën, Barcelona dhe Atletiko i prishin planet

0

Juventusi bëri një goditje shumë të bujshme në verë, duke afruar Kristiano Ronaldon dhe duke i treguar klubeve të tjera të mëdha në Europë se është një nga skuadrat që nuk ka frikë të shpenzojë. Megjithatë, “Zonja” nuk ka arritur të mposhtë Barcelonën dhe Atletikon e Madridit sa i takon dy blerjve.

Bëhet fjalë për dy mbrojtës: Matias De Ligt dhe Stevan Saviç. De Ligt konsiderohet si mbrojtësi më premtues dhe nga Juventusi shihej si pasuesi ideal i Kielinit, por Barcelona ka nisur kontaktin me agjentin e talentit holandez, Mino Raiola. Me shumë gjasa, kapiteni i Ajaksit do të zgjedhë katalanasit.

Sa i takon Saviç, Juventusi ishte shumë pranë firmës së tij, por Atletiko ka ndërprerë çdo bisedim. Klubi spanjoll është acaruar me mënyrën se si Juventusi ka tentuar të marrë shërbimet e Saviç, me “Zonjën” që e ka konsideruar mbrojtësin e Atletikos si zgjedhje të dytë pas De Ligt. Me sa duket, kampionët e Italisë duhet të shohin alternativa tjera sa i takon prapavijës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.