Fluks i madh kërkesash, situata me biletat e derbit

Derbi i kryeqytetit ka zgjuar interesimin e tifozëve dhe nesër stadiumi “Selman Stërmasi” pritet të jetë i mbushur. Sigurisht që tifozët bardheblu pritet të jenë ndjeshëm në numër më të madh se të kuqtë, por me rëndësi është që spektakli në tribuna nuk do të mungojë. Shpresohet që edhe në fushë të ndodhë e njëjta gjë.

Sa i takon interesimit të tifozëve, një tregues i rëndësishëm është numri i biletave të shitura deri më tani. SportEkspres.com është interesuar pranë kompanisë që merret me menaxhimin dhe shitjen e biletave, “blinibileta.com”, dhe mëson se deri më tani janë shitur rreth 5000 bileta.

Duke parë interesimin e tifozëve, me shumë mundësi biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi” do të mbyllet të paktën dy orë para nisjes së takimit. Sfida Tirana-Partizani, sikurse dihet do të zhvillohet të premten prej orës 18:00 dhe si zakonisht do të transmetohet në Supersport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online