Junajtid zyrtarizon divorcin, mesfushori mbulohet me ar në Paris!

Po përflitej prej kohësh dhe tashmë duket se nuk ka më asnjë lloj dyshimi. Ander Herrera do të largohet nga Mançester Junajtid dhe do të kalojë në radhët e PSG-së.

Këtë gjë duket se e ka konfirmuar dhe vetë klubi nga “Old Traford”, me spanjollin që do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me parizienët, nga e cila do të përfitojë 29 milionë euro (gati 7.5 milionë euro në sezon).

Gjithashtu, së fundi Herrera ka bërë një viedo mesazh për tifozët e Junajtid, ku shprehej se gjithmonë do ta ketë të kuqen në zemër.

“E kuqja do të jetë në zemrën time gjithmonë dhe këtë gjë e dija që ditën e parë kur erdha këtu dhe vesha këtë fanellë. Një klub me shumë histori dhe me tifozë të pafund. Pata një ndjesi shumë speciale kur të gjithë kënduan emrin tim, u ndjeva krenar që isha pjesë e historisë së këtij klubi”, shprehej spanjolli Ander Herrera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online