Josa: Te Tirana nuk kanë faj trajnerët, problemet janë te…

0

Mirel Josa ka qenë i pranishëm në “Selman Stërmasi” në ndeshjen e sotme midis Kukësit dhe Teutës. Në përfundim të takimit, trajneri i Prishtinës foli para gazetarëve në lidhje me Superioren në përgjithësi dhe veçanërisht ish-skuadrën e tij, Tiranën.

PROBLEMATIKAT E SUPERIORES – “E ndjek kampionatin shqiptar dhe jam në dijeni të të gjithave ngjarjeve më të fundit. Niveli aktual i skuadrave besoj se i përgjigjet klasifikimit të përgjithshëm. Mendoj se është një kampionat i luftuar dhe diferencat bëhen në momente të caktuara të ndeshjeve. Mendoj se barazimi i sotëm mund të merret me pozitivitet nga të dyja ekipet. Kukësi dhe Teuta zhvilluan një ndeshje të mirë, me raste nga të dyja palët.

“Kukësi, Partizani, Laçi, Teuta nuk po luajnë në fushën e tyre. Mendoj se problemi kryesor në Superiore është se skuadrat nuk kanë një shtëpi të tyre, që të ambientohen me qytetin si dhe tifozët. Këtë problem e kam pasur unë vjen në Kosovë me Prishtinën”

TIRANA – “Eksperiencën time te Tirana e quaj një ndër dështimet e karrierës sime. Kjo dhe për fakt të karakterit tim, që nuk ma lejoi të veproja në momente të caktuara ashtu siç e mendoja. Por këtë gjë duhet t’ia lemë kohës, ajo do të tregojë se çfarë po ndodh e çfarë ka ndodhur te Tirana dhe se kush janë fajtorët. Për mua Tirana është skuadra emblemë në Shqipëri, por aty duhet të dinë të menaxhojnë situatat. Te Tirana nuk kanë faj trajnerët.”

“Nuk besoj se Ardi (Mema) ka gabuar që mori përsipër këtë detyrë. Por, problemi është që, qëllimet e njerëzve që drejtojnë Tiranën cilat janë. Duhen zbardhur mirë qëllimet, që klubi të ketë një ecuri sa më të mirë. Këtu nuk flitet për individët, qoftë për president ose për njerëzit mbrapa presidentit. Këtu flitet vetëm për qëllimet që njerëzit kanë për klubet që drejtojnë. Nuk duhet të kapen për përfitimet individuale që ka njëri e tjetri, por duhet të shohim se çfarë duhet të bëjë skuadra që të ngrejë emrin e asaj skuadre”.

Ngjashmëritë me Cungun dhe Shkëmbin ? – “Edhe unë kam marrë nga trajnerët më të cilët kam punuar.  Armando është miku im prej shumë vitesh dhe kjo gjë dihet. Edhe me Bledin  kemi formuar një miqësi shumë të mirë kur kam qenë trajneri i tij. Një person që aspiron të bëhet trajner duhet të dijë se çfarë të “vjedhë” nga trajnerit, pasi secili prej nesh ka të mirat e të këqijat e tij”, përfundoi Josa

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.