Jo vetëm Junajtid, Juventusi projekton shkëmbimin me Sitin

Merkato vazhdon dhe Juventusi është përqendruar më shumë në largimet dhe shitjet e lojtarëve. Moize Ken u transferua tek Evertoni për një shumë totale prej 40 milionë eurosh bashkë me bonuse.

Me valixhe gati është edhe Paulo Dibala, edhe pse tifozët janë kundër largimit të fantazistit argjentinas, aq më pak shkëmbimit të tij me Lukakun e Junajtid.

Fabio Paratiçi ka udhëtuar drejt Londrës dhe po tenton të arrijë disa marrëveshje. Drejtori sportiv i bardhezinjve ka rinisur kontaktet edhe me Mançester Sitin. Kampionët e Anglisë duan Zhoao Kanselon dhe në shkëmbim të kartonit të portugezit ofrojnë Danilon.

Të dy luajnë në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe Juventusi tundohet nga ide. Kanselo është një preferencë e Pep Guardiolës, ndërsa 28-vjeçari brazilian shihet i duhuri për krahun e djathtë nga kampionët e Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *