Jo vetëm afrime, mësoni dy largimet më të fundit nga Superiorja

Dita e fundit e merkatos ka parë shumë lëvizje në kampionatin shqiptar të futbollit, kryesisht me afrime, ku skuadrat kanë tentuar që të përforcojnë sa më shumë organikën e tyre. Megjithatë, ka pasur dhe disa largime.

Emri i parë është ai i Fatjon Jusufit, që u afrua te Partizani vetëm në këtë merkato janari. Mesfushori ofensiv nuk ka bindur teknikun Gega dhe me shumë gjasa, do të kalojë në kampionatin maqedonas të futbollit, pasi ofertat për të nuk mungojnë. E ardhmja e 23-vjeçarit mund të jetë te Rabotniçki, por deri më tani, nuk ka asjgë zyrtare.

Një tjetër largim nga Superiorja do të jetë Sebastian Toro nga Laçi. Mbrojtësi nga Kili me shumë gjasa do të largohet nga kurbinasit, të cilëve iu bashkua këtë merkato vere. Këto gjashtë muaj me fanellën e Laçit nuk kanë qenë shumë pozitivë për 28-vjeçarin, i cili duket se ka bërë gati valixhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online