Isko krah trajnerit, Lopetegui: Nuk do e gjeni këtu një trajner të zhytur!

Julen Lopetegui mund të largohet nga Reali i Madridit, por tekniku spanjoll nuk mendon për këtë. Fokusi është te ndeshja e radhës në Champions kundër Viktoria Plzen. I pyetur në konferencë nëse mendon se do të jetë takimi i fundit për të, Lopetegui është shprehur:

“Është një ndeshje e Ligës së Kampionëve, me të cilën do të përballemi me ambicie dhe entuziasëm. Ndiej se kemi një ndeshje nesër, për të cilën jemi shumë të angazhuar. Do ta përballojmë atë me dashurinë dhe energjinë më të madhe. Nuk mendoj asgjë më shumë se ndeshja e së nesërmes”.

“Viktoria Plzen? Real Madridi është si gjithmonë i karikuar maksimalisht para një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve. Duam të bëjmë një ndeshje të shkëlqyeshme. Rivali i nesërm është mjaft fizik, me lojtarë cilësorë, një ekipi i organizuar mirë në aspektin taktik. Jam i sigurt se do të bëjmë një ndeshje të madhe”.

Sigurisht nuk mund të mos i kujtohej humbja e fundit me Levanten në kampionat, si dhe raportin me drejtuesit e klubit. Lopetegui e sheh krejtësisht normal, madje ka diçka për t’iu thënë gazetarëve:

“E përballoj çdo ditë me normalitetin që të lejon një klub i tillë si Reali. Nëse pretendoni të shihni një trajner të zhytur, nuk duhet ta shikoni e ta kërkoni këtu. Në këtë klub kam mësuar të luftoj dhe të mos dorëzohem. Do të luftojmë, sepse jemi në kohë për ta kthyer këtë situatë. E dimë se nuk është më e mira”.

I ngacmuar nëse do të jetë në stol ndaj Barcelonës, Lopetegui u shpreh: Flas për ndeshjen e nesërme. Prandaj edhe kam dalë këtu. Unë do të jem trajneri i Real Madridit nesër. Nëse ju doni të pyesni se çfarë do të ndodhë pas një jave apo një viti…”.

GJENDJA PSIKOLOGJIKE – “Të gjithë janë kampionë, janë lojtarë të fortë dhe të mësuar për t’i kaluar të tilla situata të këqija me forcë dhe cilësi. Ekipi është gjallë, i ngacmuar në sedër dhe i bindur për ta ndryshuar gjendjen”.

ISKO – Në konferencë doli edhe mesfushori spanjoll, i cili tregoi se duhet ta kalojnë këtë moment jo të mirë.  “Duhet të gjejmë qetësinë dhe përgjegjësinë për të ndryshuar situatën.  Jemi të parët ne ata që dëshpërohemi kur nuk fitojmë. Përgjegjësia nuk është vetëm teknike. Gjithçka varet nga ne dhe trajneri për ta ndryshuar situatën. Futbolli është lojë kolektive dhe jemi të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjmë”, u shpreh Isko.

Më tej ai theksoi se mediat nuk mund ta largojnë trajnerin: “Nuk mendoj se shtypi ka pushtet të rrëzojë një trajner. Polemikat që do të krijojë nuk na e lëkundin besimin në atë që mund të bëjmë. Ne kemi besim te trajneri. Mund të thuhen një milion gjëra, por unë besoj te ky ekip. Do të ishte marrëzi largimi i trajnerit, sepse nuk mund të na largojnë ne lojtarëve të gjithë. Në këtë situatë nuk ka përgjegjësi vetëm trajneri. Jam i bindur se së bashku mund të kemi një sezon të madh. Unë borxhli ndaj trajneri? Është e vërtetë që Lopetegui më ka dhënë besim në ekipin kombëtar, por e kam kthyer atë tek ai.”.

Mungesa e golit në këto javë ka qenë një problem më vete te Reali, ndaj edhe pyetja nëse ndihet mungesa e Kristiano Ronaldos është e vetvetishme. Isko nga ana tjetër është i drejtpërdrejta, teksa thotë: “Ne nuk mund të qajmë për dikë, i cili nuk ka dashur të jetë këtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online