“Përshëndetje! Jam Kristiano Ronaldo, më i miri në botë!

Kuinton Fortun është aktivizuar për shtatë sezone me Mançester Junajtid në fillimin e viteve 2000. Më shumë në stol sesa në fushë, afrikano-jugori zbulon një detaj interesant sa i përket Kristiano Ronaldos.

Portugezi u transferua në ekipin e Fergusonit në vitin 2003, kur ishte akoma 18 vjeç. Pavarësisht kësaj, Ronaldo u prezantua me të gjithë shokët e rinj me fjalët: “Përshëndetje, jam Kristiano Ronaldo, më i miri në botë.”

Fortun me Ronaldon

Ronaldo erdhi me shumë besim, ishte e pabesueshme. Hyri në dhomat e zhveshjes dhe u tha të gjithëve se ishte më i miri me një anglishte jo shumë perfekte. Kjo e vendosi atë mbi të gjithë lojtarët e tjerë të rinj dhe dëshironte të ishte më i miri në botë që në atë moshë. Nëse bënte diçka në stërvitje, Kristiano e praktikonte dhe kthehej për ta bërë përsëri. Legjendat si: Roi Kin, Pol Skols dhe Geri Nevill nuk kishin probleme me Ronaldon. Ai ishte mendjemadh, por ishte vetvetja. Sër Aleks Ferguson e rriti shumë Ronaldon, i cili nuk mund të kërkonte një bazë dhe mbështetje më të mirë. Ata të dy së bashku, oh zot, ishin gati të sundonin botën. Ronaldo dhe Ferguson ishin një kombinim perfekt“, përfundon Kuinton Fortun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online