“Ishim të dy të zemëruar”, 25-vjeçari zbulon sherrin me Nejmar

Debatet mes shokëve të një ekipi janë diçka normale në futboll, sidomos atë gjatë lojës. Nervat bëjnë të veten, por rëndësi ka që situata të mos precipitojë për keq dhe gjithçka t’i lihet fushës së blertë.

Por nuk ka ndodhur kështu në ekipin e PSG. Julian Draksler dhe Nejmar janë acaruar shumë me njëri-tjetrin gjatë një ndeshje të sezonit të kaluar kundër Montpelje. Lajmi u përgënjeshtrua atë kohë nga kampionët e Francës, por gjermani ka thënë të vërtetën për Kicker.

Draksler nuk duroi më lojërat individuale të Nejmar dhe mes tyre lindën shkëndijat dhe fjalët aspak të pahijshme. Asgjë nuk u qetësua, inati vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku u ndanë nga trajneri Tuhel dhe ish-drejtori sportiv, Antero Henrike.

Pata një sherr me të që ndodhi gjatë ndeshjes. Nëse nuk je dakord me dikë, nuk duhet të shqetësohesh se kë ke para teje. Të dy ishim të zemëruar, kështu që toni i zërave tonë u bë i lartë dhe fjalët tërhoqën njëra tjetrën. Mund të them që nuk ishte diçka speciale, thjesht treguam se nuk po kalonim një situatë të mirë në aspektin psikologjik”, zbulon fantazisti i PSG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *