David Luiz me valixhe në duar, Çelsi hedh sytë nga një “ish”

Te Çelsi janë vënë në ndjekje të një mbrojtësi të ri. Braziliani David Luiz do të largohet në fund të sezonit. Kontrata e 32-vjeçarit mbaron në fund të këtij sezoni dhe të dyja palët, nuk duan të rinovojnë kontratën.

Sikur të mos mjaftonte situata me David Luis, te njëjtin fat do të ketë dhe Geri Kahill, ndërsa danezi Andreas Kristensen nuk ka fituar ende besimin e Mauricio Sarrit. Për të rregulluar këtë problematikë, drejtuesit londinez kanë hedhur sytë nga një “ish”.

Nejthën Ake, qendërmbrojtësi që u shit te Bornmuth dy vite më parë është kthyer në objektivin e merkatos së bluve të Londrës. Për të rikthyer holandezin në “Stamford Bridge”, Çelsi ka një luks të veçantë, pasi mund të anashkalojë negociatat me drejtuesit e Bornmuth.

Në marrëveshjen e transferimit të lojtarit, Çelsi vendosi një klauzolë rikthimi në kuotën e 40 milionë eurove. Një strategji të ngjashme vendosi dhe Real Madrid kur shiti Alvaro Moratën disa vite më parë te Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online