“Ish”-i i Milanit lë Francën, kalim i bujshëm në La Liga

Një nga lojtarët më të mirë të Olimpikut të Marsejës, Lukas Okampos ka lënë stadiumin “Velodrome” për t’u transferuar te Sevija. Argjentinasi ishte një lojtarët më të mirë të skuadrës nga Ligue 1 gjatë këtij sezoni. Problemet me ndershmërinë financiare e kanë çuar klubin francez të heqë dorë nga 24-vjeçari.
Okampos ka zbarkuar në Sevije në këmbim të 15 milionë eurove, plus bonuset, që kanë shkuar në xhepat e Marsejës. Argjentinasi, që më parë është aktivizuar edhe me Milanin, firmos kontratë 5-vjeçare, që e mban të lidhur deri në vitin 2024 me klubin spanjoll.

Ai është një ndër të vetmit që ka tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane, me Marsejen që duhet të grumbullojë të paktën 40 milionë euro këtë merkato, në mënyrë që të evitojë penalizimet nga ana e qeverisë së futbollit evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online