Intrigon De Ligt: Nuk kam firmosur me Barcelonën, na pret një verë e gjatë

0

Matijs De Ligt është një nga emrat më të përfolur të merkatos. 19-vjeçari i Ajaksit është një qendërmbrojtës fantastik dhe një futbollist me personalitet të madh. Barcelona, Liverpuli, Juventusi dhe Bajerni i Mynihut janë ndër klubet më të interesuara për shërbimet e tij.

“Harkëtarët” nga ana tjetër po tentojnë të marrin maksimumin nga shitja e yllit të tyre. Vetë lojtari ka folur për mikrofonat e “Nos”, duke mohuar akordin me ndonjë klub. De Ligt nuk ka firmosur akoma dhe thekson se vera do të jetë shumë e gjatë…

Duket sikur duhet të largohem nga Ajaksi, por nuk ekziston asnjë marrëveshje me ndonjë klub tjetër. Di që ka kontakte, por asgjë konkrete dhe e sigurt. Emrat e klubeve janë ata që po qarkullojnë në media. Do të jetë një verë e gjatë.

Nuk di gjë për takimin e së premtes midis Barçës dhe Ajaksit, por mund t’iu siguroj që nuk ka asnjë akord. Shtypi thotë që do të përfundoj te Barcelona, por rruga është akoma shumë e gjatë”, përfundon Matijs De Ligt.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.