Keita Balde Diao mbetet një ndër lojtarët më të kërkuar në treg dhe duket se ka nisur një ankand i egër, mbi të gjitha për faktin se vetë sulmuesi i Lacios duket se dëshiron Juventusin, ndërsa Lacio ia ka premtuar Milanit, por ndërkohë flirton me disa klube angleze.
Sot agjenti i sulmuesit të talentuar, Roberto Kalenda, foli në lidhje me këtë çështje dhe zbuloi: “Kemi mësuar që Lacio ka arritur një marrëveshje me Milanin për shitjen e Keitasë, por askush nuk ka folur me ne. Keita ka dashur të qëndrojë te Lacio, por nuk i është bërë asnjë ofertë zyrtare për rinovim”.
Këto fjalë kanë bërë që të reagojë Igli Tare, sepse drejtori sportiv i Lacios ka kundërsulmuar: “Deklaratat e Kalendës nuk pasqyrojnë realitetin. Jo më shumë se dy javë më parë është zhvilluar takimi i fundit me të dhe i ofruam Keitasë një kontratë, ashtu si një vit më parë, sapo përfundoi sezoni. E përsëris, futbollistit i kemi ofruar zyrtarisht rinovim me shifra të njëjta me lojtarët më të paguar të Lacios”.