Moxhi tentoi të blinte Palermon

0

Luçiano Moxhi tashmë është bërë konsulent i Partizanit, edhe pse nuk ka firmosur realisht ndonjë kontratë, por në muajt e fundit ka tentuar të rifutet në botën e futbollit në Itali.

Sipas mediave në Itali, ish-drejtuesi i famshëm i Juventusit në prill tentoi të blinte Palermon. Marrëdhëniet e Moxhit me Mauricio Xamparinin janë shumë të mira dhe kur ky i fundit deklaroi largimin, Moxhi bëri një ofertë, që në fakt u konsiderua e ulët. Megjithatë, problemi kryesor ndoshta nuk kanë qenë paratë, por problemet e Moxhit me drejtësinë sportive në Itali, sepse zor se do të lejohej përfshirja e tij në një klub futbolli, sido që të fshihej.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.