“Interisti” Godin: Nuk u surprizuam nga Juve, e vuajmë shumë këtë rezultat!

Diego Godin është padyshim një lider për Atletikon, duke qenë se është dhe kapiteni i ekipit. Uruguajani, i cili në verë do t’i bashkohet Interit, foli për sfidën e një nate më parë, ku Atletiko e tij u përmbys nga Juventusi. Sipas tij, ekipi nuk arriti të dilte për asnjë moment në lojën e tij dh nuk e gjeti golin që i duhej.

“Nuk mundëm të gjenim një mënyrë për t’i bërë keq. U mbrojtëm, por pësuam. Nuk arritëm të krijonim për të shënuar një gol. Nuk u surprizuam nga Juve, pasi e dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari të fortë që luan mirë.

Ata u mbrojtën mirë dhe sulmuan mirë. Ishin të kujdesshëm dhe të zgjuar, ndërkohë që ne nuk arritëm të gjenim golin që na duhej. Do të vazhdojmë të punojmë deri në fund të sezonit, të japim gjithçka si gjithmonë. Jemi ata që e vuajmë më së shumti këtë rezultat. Donim të kalonim më tej. Tani na duhet të çohemi dhe të luftojmë deri në fund.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online