Interi nis shitjet, largohet sulmuesi francez

Interi ka zyrtarizuar shitjen e talentit francez Jan Karamoh te klubi i Parmës. Mëngjarashi i bashkohet skuadrës emiliane në një marrëveshje huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit. Në rast shitje të mëvonshme të lojtarit Interi do të përfitojë 50% të shumës së transferimit.

Karamoh u aktivizua në 17 ndeshej të Serie A me Interin, ku shënoi një gol. Sezonin e kaluar 21-vjeçari qëndroi në huazim te francezët e Bordosë.  Sulmuesi u ble dy vite më parë nga Kaen për 6 milionë euro, por konkurrenca e madhe në një ekip si Interi nuk i dha mundësinë të merrte minutat e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *