Interi apo Milani? Talenti Barela zgjedh

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Nikolo Barela është një nga talentet më të mirë në tregun italian. 22-vjeçari pritet të lërë Kaljarin këtë verë për të zbarkuar në një prej dy gjgantëve Milanezë. Inter dhe Milan janë dy ekipet më të interesuar për mesfushorin. Kuqezinjve u duhet me patjetër një mesfushor qendre dhe Barela përmbush çdo kriter.
Një lojtar i kompletuar, që premton për të ardhmen. Megjithatë, mediet italiane bëjnë me dije se Milani nuk i intereson lojtarit dhe ai pritet ta injorojë interesin e tyre. “Djalli” është në ndërtim e sipër dhe nuk i jep mundësinë të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Mes dy klubeve siç duket derbin për Barelën e ka fituar Interi. Siç bëhet me dije nga mediet përtej Adriatikut, Barela i ka komunikuar agjentit se Interi është zgjedhja e tij dhe i ka aprovuar fillimin e negociatave.

Kaljari nga ana e tyre kërkojnë 50 milionë euro për yllin 22-vjeçar. Interi nuk është i gatshëm ta japë këtë shumë dhe në marrëveshje do mundohet të fusë një talent nga të rinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *